“Sane është Bale i ri”

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 09:50 | Nga

Phil Neville, ish-legjenda e Manchester Unitedit, e ka lavdëruar yllin e ri të Manchester Cityt, Leroy Sane. Këtë të fundit e ka krahasuar me asin e Real Madridit, Gareth Balen.
“Kur shoh duke luajtur Sanen ma kujton Gareth Bale kur doli nga Southampton në Tottenham”, ka deklaruar Neville për BBC.

“Në fillim të sezonit keni menduar se Sane është i ri dhe pak i dobët dhe nuk mund të ndezë në futbollin anglez. Por, edhe Bale ishte si Sane. Ai mund të jetë një lojtar sensacional”, ka theksuar ai.

Sane, i cili u transferua në City nga Schalke, po vazhdon të shkëlqejë me Manchester Cityn në të gjitha garat këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme