Sane kërkon këshilla nga Beckham

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Manchester City, Leroy Sane, ka shprehur dëshirën që të konsultohet me legjendën e Manchester United, David Beckham.

Sipas Sun, gjermani dëshiron që me anglezin të konsultohet për të ardhmen e tij.

Sane ka qenë në cak të interesimit të Bayern Munich, pas një sezoni me City ku pati rol të pjesshëm në fitimin e tripletës.

Beckham kishte lënë Manchester United për t’u bashkuar me Real Madridin në 2003, para se të kalonte në LA Galaxy, Milan dhe PSG.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme