“Sane mund të kushtojë 30 deri në 50 milionë euro”

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Rummenigge beson se çmimi i Sane ka rënë shumë dhe pretendon që Bayerni ta marrë për 50 milionë euro

Rummenigge beson se Bayern Munich mund ta transferojë anësorin e Manchester City, Leroy, për 50 milionë euro, çmim shumë më i ulët nga viti i kaluar kur klubi anglez kërkonte mbi 100 milionë euro për gjermanin.

Ai ka qenë i dëmtuar për shumë muaj dhe kriza e koronavirusit, ka bërë që çmimi i futbollistëve të bie, megjithatë vështirë se City do ta shesë atë për 50 milionë euro.

“Bayerni mund ta kishte blerë atë për 100 apo 120 milionë euro para se t’i këpuste ligamentet, por tani mund ta marrë atë shumë më lirë, ndoshta 30 deri 50 milionë euro”, tha Michael Rummenigge, vëllai i shefit ekzekutiv të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge

Të ngjashme