Sane i përgjigjet pozitivisht interesimit të Madridit

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 08:51 | Nga

Sane shihet si zëvendësuesi ideal i Gareth Bale dhe është i gatshëm ta lërë Man Cityn për klubin nga Santiago Bernabeu.

Sipas asaj që raporton “El Gol Digital”, Leroy Sane është duke u përgatitur që të largohet gjatë verës nga Manchester City dhe të jetë pjesë i projektit të Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Reprezentuesi i Gjermanisë po shkëlqen këtë sezon në Premierligë, megjithëse Pep Guardiola ka transferuar emra të shumtë në “Etihad” dhe rrotacionet gjithmonë janë të pranishme.

Sane është i hapur me idenë që ta zëvendësojë Gareth Balen në Santiago Bernabeu, i cili pritet të largohet nga Reali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme