Santi Cazorla largohet nga Arsenali

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 14:55 | Nga

Santi Cazorla është larguar nga Arsenali dhe do t’i bashkohet Villarrealit në stërvitjet parazesonale, bëjnë të ditur burime nga Spanja.

Cazorla, 33-vjeçar, do të mbetet pa kontratë në Arsenal muajin e ardhshëm dhe do të stërvitë me ish-klubin e tij Villarreal nga fillimi i korrikut, transmeton Gazeta Express.

Nëse spanjolli, i cili ka vuajtur nga probleme të mëdha me lëndime në dy sezonet e fundit, stërvit normalisht, atëherë klubi nga La Liga do t’i ofrojë atij kontratë për sezonin e ardhshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme