Sarri do Koulibaly-në te Juve

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Juventus dëshiron që ta bëjë një ofertë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Sidoqoftë, kampionët e Italisë mendojnë që nënshkrimi sa më i hershëm me Maurizio Sarri-n do t’iu ndihmojë atyre që ta marrin mbrojtësin napolitan.

Posa ta zyrtarizojnë marrëveshjen me Sarri-n, ata shpresojnë që marrëdhëniet e mira të tij me Koulibaly-në me të cilin kishte punuar te Napoli, do të kryejnë punë që ai të transferohet në “Juventus Stadium”.

Të ngjashme