Sarri do t’i bashkohet Romës nëse e shkarkon Chelsea

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Maurizio Sarri do të bëhet trajner i Romës në rast se shkarkohet nga klubi i tij aktual, Chelsea.

Kështu së paku raporton Corriere dello Sport pas lajmit të djeshëm se ai është prioritet i skuadrës nga kryeqyteti italian.

Claudio Ranieri është për momentin në krye të romakëve, por nuk po konsiderohet për këtë pozitë për stinorin e ardhshëm.

Ndërkaq, kandidatë të tjerë janë edhe Marco Giampaolo i Sampdorias, Gian Piero Gasperini i Atalantës dhe Antonio Conte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme