Sarri drejt largimit nga Napoli: Çdo fillim e ka edhe një fund

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 09:34 | Nga

Sarri ka dhënë sinjale se mund të largohet nga Napoli, teksa paralajmëroi ekipin italian se do ta ketë të vështirë të ruajë këtë grup lojtarësh.

Maurizzio Sarri është gjithnjë e më larg Napolit dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë, pas ndeshjes së djeshme ndaj Crotones, që ishte njëkohësisht edhe e fundit për këtë sezon.

Tekniku i të kaltërve la të kuptohej se po mendon seriozisht largimin, ndërsa tha se do të jetë e vështirë për Napolin, që të ruajë këtë grup lojtarësh.

“Çdo gjë e ka një fund dhe unë mendoj se është më mirë kur gjërat mbarojnë sa janë të bukura, për të mbetur gjatë në memorie”, tha Sarri.

“Do të doja të riprovoja me këta lojtarë, por me ato klauzola që kanë dhe me ofertat e shumta, për Napolin do të jetë e vështirë të ruajë grupin”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme