Sarri: Giroud e di se do të qëndrojë

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Olivier Giroud nuk i ka përfunduar rrugëtimi me Chelsean.

Kështu ka thënë menaxheri i The Blues, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League, ku eliminuan Slavian Pragën pas fitores 4:3.

Sarri ka thënë se Chelsea do t’ia zgjasë kontratën sulmuesit edhe për 12 muaj – sipas opsionit të marrëveshjes së parë – ku për këtë ai ka thënë se futbollisti s’mund të bëjë asgjë, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.

“Klubi ka një opsion edhe për një sezonë”, është shprehur italiani.

“Kam folur me klubin dy ditë më patë dhe jemi pajtuar ta përdorim këtë opsion”.

“Kështu që Olivier mbetet i yni. S’ka çfarë të bëjë”.

Të ngjashme