Sarri: Hazard mbetet në Chelsea

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 15:02 | Nga

“Hazard? Mbetet në Chelsea. Është një lojtar i fortë, të gjithë trajnerët do të kishin dëshirë ta stërvitnin”, ka thënë Maurizio Sarri.

Sarri ka folur për skuadrën e Eden Hazardit në sezonin e ri.

Ai e konsideron atë si pjesë të padiskutueshme të ekipit.

“Higuain? Unë po pres për versionin më të mirë të Moratas, ai është përmirësuar ndjeshëm në Australi dhe kjo më jep besim”, deklaroi Sarri.

“Hazard? Mbetet në Chelsea. Është një lojtar i fortë, të gjithë trajnerët do të kishin dëshirë ta stërvitnin. Por lojtarët e fortë duhet të mbeten të motivuar dhe shpresoj që t’i japim motivimin e duhur”, ka thënë Sarri, transmeton ksp.

“Përgatitjet po shkojnë mirë, jam i kënaqur, megjithëse po pres që lojtarët e tjerë të kthehen nga pushimet pasi disa prej tyre nuk e di a do të jenë këtu me ne sezonin tjetër”, tha trajneri italian.

“Jorginho luajti shumë mirë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm për futbollin që kam qejf të luaj unë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme