Sarri i bindur se Hazardi do të qëndrojë

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 18:50 | Nga

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, është i bindur se lojtari i tij, Eden Hazard nuk do të largohet këtë sezon nga Stamford Bridge me gjithë thashethemet që e lidhin atë me një kalim të mundshëm te kampioni i Europës, Real Madrid.

“Kam folur shumë shpesh me të në dhjetë ditët e fundit, por ai kurrë nuk më ka përmendur ndonjë gjë rreth kësaj, jam i bindur se Eden do të qëndrojë me ne këtë sezon” tha Sarri.

Sipas Goal.com, përcjellë Klan Kosova, tashmë klubi i Abramovich ka të gatshme kontratën e re për belgun, që pritet ta mbajë atë në Angli edhe për disa vite të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme