Sarri i pakënaqur me humbjen nga Tottenhami: Jam i zhgënjyer, kemi luajtur shumë keq

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, nuk ofroi asnjë justifikim pas humbjes së tyre 3-1 nga Tottenham.

Tottenhami ka mposhtur me dominim Blutë e Londrës duke ia shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon në Ligën Premier.

Chelsea ishte një hije e skuadrës që nuk e kishte shijuar humbjen në 12 ndeshjet e tyre të ligës dhe Sarri ka hedhur shumë kritika në drejtim të lojtarëve të tij.

“Jam i zhgënjyer për shkak se kemi luajtur shumë keq”, ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.

“Mendoj se kemi luajtur shumë keq në të gjitha drejtimet – fizikisht, mendërisht, teknikisht dhe taktikisht”.

“E dija që kishim disa probleme dhe me këtë shfaqje sot ishte e qartë për të gjithë ata që kemi probleme për të zgjidhur”.

“Mendoj se në tre ose katër ndeshjet e fundit ne nuk kemi filluar shumë mirë”.

“Sot nuk më pëlqeu asnjeri futbollistë”, përfundoi trajneri italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme