Sarri i pasigurt nëse Hazard mund të luaj ndaj Burnleyt

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard, është në dyshim për ndeshjen kundër Crystal Palace në Premier League derisa vazhdon të përballet me probleme në shpinë.

Belgu ka humbur dy ndeshjet e fundit, fitoren ndaj Burnley dhe atë kundër Derby në Carabao Cup.

Menaxheri i londinezëve, Maurizio Sarri, thotë se nuk ka gjasa që Hazard do të fillojë ndeshjen pasi nuk është në gjendje të luajë më shumë se 45 minuta këtë të diele, transmeton Klan Kosova.

“Nuk e di. Eden dje kishte një pjesë të madhe të trajnimit me ekipin. Ndoshta ai nuk do të jetë gati të luajë 90 minuta sepse ishte pjesa e parë e trajnimit për disa javë”, tha ai para gazetarëve.

“Të Kaltrit” janë pa humbje në këtë sezon dhe janë duke mbajtur nën presion Liverpoolin dhe Manchester Cityn për kreun e tabelës.

Nëse ata mbeten të pamposhtur pas përballjes me djelmoshat e Roy Hodgson, italiani do të barazojë rekordin 24-vjeçar të Premier Leagues të vendosur nga Frank Clark i cili shmangu humbjen në 11 ndeshjet e para të menaxhimit të tij në Nottingham Forest.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme