Sarri kishte qortuar Keppën në zhveshtore

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Chelsea-s, Maurizio SArri, ishte xhindosur në zhveshtore pasi portieri Kepa Arrizabalaga, kishte refuzuar të zëvendësohej të dielën, sipas The Sun.

Sarri raportohet t’i ketë bërtitur spanjollit pas takimit, përderisa edhe asistenti GianFranco Zola kishte folur me portierin gjatë incidentit.

Në finalen e Kupës së Ligës ndaj Manchester City-t, Sarri kishte ngritur portierin tjetër, Willy Caballero, por Keppa insistonte se nuk donte të ndërrohej.

Kepa është gjobitur për shkak të këtij incidenti dhe klubi tani dëshiron që ta hedhë këtë gjë prapa krahëve.

Të ngjashme