Sarri nuk do që Muriqi të largohet: “Nuk e di nëse Fenerbahçe ka bërë ofertë, dua që ai të qëndrojë”

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Sarri do që Muriqi të vazhdojë të qëndrojë te Lazio.

Ashtu si në sezonin e parë, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk po ka hapësira as në sezonin e dytë, tani me trajnerin Maurizio Sarri.

Ka pasur zëra për një rikthim të mundshëm në Turqi, por Sarri do që prizrenasi të vazhdojë të qëndrojë te Lazio.

Muriqi ishte në stol në sfidën kundër Galatasaray në kudër të Ligës së Evropës, dhe luajti në pjesën e dytë për 20 minuta.

Lazio u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Galatasaray në Stamboll, në takimin e vlefshëm për Grupin E.

“Nuk e di nëse Fenerbahce ka bërë një ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, ne duam që Vedati të qëndrojë me ne”, u shpreh Sarri

“Ne nuk duam që ai të largohet nga ekipi”.

Të ngjashme