Sarri: Nuk e di si i pranuam katër gola nga Roma

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 16:55 | Nga

​Maurizio Sarri thotë se i duhet ta shoh edhe një herë ndeshjen ndaj Romës, për ta kuptuar se si humbën.

Napoli ka bërë një hap fals në luftën për titull të Serie A, duke u mposhtur në shtëpi nga Roma me rezultat 2:4.

Trajneri Maurizio Sarri thotë se i duhet ta shoh sërish ndeshjen, pasi nuk di si pranuan katër gola, kur Roma preku topin vetëm tetë herë në zonën e tyre.

“Më duhet ta shoh edhe një herë ndeshjen, sepse nga banka pash disa gjëra pozitive. Ne kishim 26 gjuajtje, prej tyre 13 në portën e Romës”, tha fillimisht Sarri për Mediaset Premium.

“Ne duhet të dimë si Roma, e cila preku topin vetëm tetë herë në zonën e penalltisë, arriti të shënonte katër gola aq lehtë. Është diçka që duhet ta shohim”, vazhdoi ai.

“Tifozët tanë e dinë se ne nuk jemi skuadra më e mirë në Itali, por po bëjmë shumë mirë. I falënderojë për duartrokitjet në fund të ndeshjes, sepse ata e dinë se po japim gjithçka”, u shpreh ai në fund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme