Sarri: Nuk më pëlqen VAR-i

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventus ka dhënë disa komente lidhur me teknologjinë VAR në futboll.

Maurizio Sarri ka zbuluar se nuk është tifoz i madh i teknologjisë në futboll dhe akoma po ka probleme për të kuptuar rregulla ‘absurde’ të VAR.

VAR luajti rrol kyç edhe në ndeshjen e fundit të Juventus, duke vendosur për një penallti dhe një gol të anuluar në tre minutat e fundit.

E para ndeshjes së ardhshme, ku Juve luan derbin lokal kundër Torino, Sarri ka thënë se nuk preferon VAR-in.

“Preferoj që zyrtarët ta kontrollojnë ndeshjen nga fusha. Jo të gjitha situatat duhet kontrolluar me VAR” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Nuk e preferoj këtë. Po përdorët tri apo katër herë brenda ndeshjes. Jashtë kufijve e kanë më të limituar përdorimin e saj” ka shtuar italiani.

Trajneri italian ndërkohë po përgatitet për ‘Derby della Mole’ të parë të tij. Aty synimi janë tri pikët.

Të ngjashme