Sarri për përleshjen e mundshme me Pjanic: “Gënjeshtër e madhe”

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Maurizio Sarri, në prag të ndeshjes me Bolognan në udhëtim, ka hedhur poshtë zërat se ai ka patur një përplasje të ashpër me mesfushorin boshnjak, Miralem Pjanic, pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë ndak Napolit.

“Ajo zënkës sonë është një gënjeshtër e madhe”, deklaroi tekniku toskan për Sky Sport.

“Pjanic është mes lojtarëve të cilët i kam aktivizuar më shumë. Është një lojtar me të cilit kam marrëdhënie shumë të mira dhe duhet t’i referohem, sepse ka një rol shumë të rëndësishëm në mesfushën tonë”.

Pra, nuk ka patur debat mes palëve, të paktën kështu pretendon Sarri, i cili kërkon të hedhë poshtë çdo dyshim për marrëdhëniet e tij me Pjanicin.

Të ngjashme