Sarri po punon që ta ndryshojë De Ligtin

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Matthijs de Ligt i është qasur stinorit të tij debutues në Serie A me përkushtim të madh.

Ka pasur disa gabime dhe disa pasaktësi në mbrojtje, por 20-vjeçari ka kualitetin dhe forcën të bëhet mbrojtësi më i mirë te Juventusi, si dhe më i miri në ligë, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Fillimi i karrierës së çdo lojtari të huaj në Itali është plot probleme: Michel Platini, Zinedine Zidane dhe madje edhe Pavel Nedved patën shumë probleme gjatë stinorëve të parë në Itali.

Vërtet qendërmbrojtësi holandez De Ligt është lënë në bankinë të shtunën, ndërsa Juventusi me vështirësi triumfoi në shtëpi ndaj Veronës.

Ishte hera e dytë në karrierën e tij ende të shkurtër te Juventusi që u la rezervist dhe nuk u shfrytëzua fare, një shenjë e fillimit të vështirë të jetës në Itali.

Por ka ende besim nga trajneri se ai do ta kthejë fatin te Juventusi. De Ligt u transferua me bujë të madhe për 85.5 milionë euro nga Ajaxi gjatë verës.

De Ligt është duke ndjekur planin stërvitor të trajnerit Maurizio Sarri me shumë kujdes. Çdo ditë ndalet për 30 minuta për të folur me teknikun italian dhe po ashtu flasin shumë edhe në zhveshtore..

Të ngjashme