Sarri: Ronaldo i jashtëzakonshëm, duhet ende përmirësime

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Juventusi fitoi ndaj Parmas, falë dy golave të Cristiano Ronaldos, duke u shkëputur në krye ndaj Interit me katër pikë.

Trajneri i Juves, Maurizio Sarri, ka pasur vetëm fjalë të mira për yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, që nuk e mbyllëm dot kur duhej dhe vuajtëm shumë në fund. Megjithatë kemi në skuadër Ronaldon, një lojtar që di të jetë vendimtar në kohën e duhur dhe arritëm të marrim tri pikë me mjaft vlera”

“Ka ende vend për përmirësime, por duhet të pranoj se skuadra funksionon mirë në tërësi”.

“Unë nuk kam frikë në futboll, pasi është vetëm një sport, ndaj trembem vetëm për gjëra më të mëdha në jetë. Lazio po kalon një formë të jashtëzakonshme, por shpresoj që të zgjasë pak. Ndaj tyre kemi humbur dy herë në dhjetor, duke bërë dy ndeshje të dobëta, por në tërësi jemi mirë dhe po funksionojmë ashtu si unë dua”, ka thënë Sarri.

Synimi i Juves, mbetet Liga e Kampionëve, ndërsa vetë Sarri e pranon se ky është një objektiv i arritshëm, por ekipi duhet të përmirësohet, transmeton telegrafi.

“Duhet të përmirësohemi ende shumë në intensitetin mental dhe menaxhimin e disa situatave të caktuara. Për shembull, mua personalisht nuk më pëlqen ai qarkullim i topit në gjysmëfushën tonë. Më mirë të marrim një gol në kundërsulm, por duke provuar të zgjidhim ndeshjen”, ka thënë Sarri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme