Sarri sot pritet të japë lajmin e madh për Chelsean

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 09:20 | Nga

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, do të tregojë se Eden Hazard dhe Thibaut Courtois nuk do të shiten.

Në bisedimet që do të mbahen të premten italiani do t’i tregojë dyshes, të cilët kanë qenë secili i lidhur me Real Madridin, se Blues nuk janë të gatshëm të shesin, shkruan Daily Mail.

Chelsea nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një zëvendësim për Courtois, dhe gjithashtu nuk janë të impresionuar nga vlerësimi i Madridit prej 40 milionë eurove për portierin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme