Sarri do të largojë nga Chelsea kampionin e botës

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 14:56 | Nga

Me ardhjen e Maurizio Sarrit në krye të Chelseat priten edhe shumë ndryshime në skuadër.

I pari që mund t’u japë lamtumirën “Bluve të Londrës” është pikërisht Olivier Giroud, i cili u transferua te Chelsea në janar të 2018-ës nga Arsenali.

Francezi duket se nuk bën pjesë në planet e Sarrit, i cili kërkon prurje të reja në skuadër, transmeton ksp.

Duke parë situatën e krijuar tek ekipi nga “Stamford Bridge”, sulmuesi pritet të largohet gjatë kësaj merkatoje verore.

Për 31-vjeçarin ka shfaqur interes skuadra e Marseillet, e cila është vënë në kërkim të një sulmuesi me cilësitë e Giroudit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme