Sarri vendos rekord te Chelsea

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Maurizio Sarri ka vendosur rekord të ri te Chelsea, ai është bëri trajneri i parë në histori të Bluve që nuk humbet në 10 ndeshjet e para të Ligës Premier.

Ish-trajneri i Empolit dhe Napolit ende nuk ka përjetuar humbjen e parë në Angli që kur e zëvendësoi Antonio Conten.

Fitorja e fundit ishte fitorja 4-0 ndaj Burnleyt, e cila erdhi në mungesë të Eden Hazard për shkak të lëndimit.

Nga 10 ndeshjet e para skuadra nga Londra ka shtatë fitore dhe tre barazime.

Blutë gjithashtu kanë fitore edhe tre ndeshjet e para të Ligës së Evropës dhe kanë triumfuar ndaj Liverpoolit për të kaluar rundin e katër të Carabao Cup.

Humbja e vetme e Sarrit në krye të Bluve është ndeshja e parë e tij, ajo 2-0 ndaj Manchester Cityt në Charity Sheild më 5 gusht.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës angleze është ndaj Crystal Palaces.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme