Sassuolo siguron Obiangun

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Pedro Obiang do të jetë përforcimi më i ri i Sassuolos, pasi ekipi italian ka arritur marrëveshje me West Ham Unitedin për transferimin e tij gjatë këtij muaji.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane.

Mësohet se për shërbimet e Obiangut, Sassuolo do të paguajë nëntë milionë euro dëmshpërblim. Obiang me Sassuolon do të firmos kontratë katërvjeçare.

Ai gjatë kësaj jave do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore dhe do të prezantohet te Sassuolo. Obiang 27-vjeçar, po kthehet në Serie A pas katër vjetësh, pasi në vitin 2015 iu bashkua West Hamit nga Sampdoria.

Të ngjashme