Saul Niguez: E dimë se si ta ndalim Liverpoolin

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Saul Niguez ka thënë se Atletico Madridi është i përgatitur për takimin që zhvillohet sonte ndaj Liverpoolit në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori spanjoll deklaroi se ata janë në dijeni se si ta ndalin kampionin në fuqi të garës më të madhe për klube në Evropë.

“Ata (Liverpooli) kanë disa lojtarë që janë sikur ‘qenë gjuetie’ që nuk dalën së vrapuari në mesfushë. Ata nuk vrapojnë sa për të vrapuar, ata i rikuperojnë të gjithë topa e humbur dhe bëjnë presion të lartë”, ka thënë ai

“Një vrapon të gjithë kohën dhe ju thoni si është e mundur. Skuadra e Jurgen Klopp luan me zemër, por ne kemi formulën tonë se si t’i ndalim. Diego (Simeone) ka planin dhe ne kemi besim te ai. Mendoj se do ia dalim”, ka shtuar më tej Niguez.

Atletico Madridi dhe Liverpooli do të takohen sonte nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme