Saviçeviq: Kosova një përfaqësuese e rrezikshme, nuk është e lehtë për ta kaluar

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të zi, Dejan Saviçeviq, ka vlerësuar Kosovën për arritjet e saj në një kohë të shkurtër, duke cilësuar si ekip të fortë për t’u kaluar edhe në eliminatoret e ardhshme.

Kosova dhe Mali i zi do të takohen në një derbi ballkanas.

Me këtë rast ish sulmuesi i Milanos pohoi se Kosova ka një ekip të rrezikshëm dhe se nuk e nënvlerëson.

“Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme – ndeshja e parë me Serbinë, tani me Kosovën. Këto janë ndeshje më të vështira për t’u organizuar. Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme dhe ne nuk mund, as do ta nënvlerësojmë askënd. Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve”, u shpreh ai, përcjell Klan Kosova.

Numri i një i shtëpisë së futbollit në Mal të zi shtoi se

“Nëse jemi të plotë, ne do të jemi më të mirë se ata. Megjithatë, grupi është i tillë aq sa unë besoj se do të ketë shpërndarje të pikëve, një grup i pasigurt deri në fund. Jam i bindur se kemi një mundësi për Euro 2020”.

Mali i Zi me Kosovën ndeshjen e parë do ta luajë më 7 qershor në Podgoricë dhe kthimin në 14 tetor në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme