Saviq shumë i shtrenjtë për Barçën

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 10:07 | Nga

Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i Sergej Milinkoviq-Saviq nga Lazio për shkak të çmimit të lartë prej 80 milionë eurosh.

Milinkoviq-Saviq është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha, si Manchester United, Juventus dhe Real Madrid, që janë shumë të interesuara për ta blerë.

Pas largimit të Andres Iniesta, skuadra katalunase është në kërkim të një mesfushori, por ka vendosur të heqë dorë nga Milinkoviq-Saviq.

Të ngjashme