Scaloni këshillon Lautaron t’i bashkohet Barcelonës

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Seleksioneusi i Argjentinës në futboll Lionel Scaloni, e ka këshilluar sulmuesin e ri të Interit, Lautaro Martinez, që t’i bashkohet Lionel Messit te Barcelona.

Lautaro 22-vjeçar është në listën e dëshirave të Barcelonës.

“Nëse Lautaro është mjaftueshëm me fat për të luajtur me një bashkëlojtar si Messi atëherë është më mirë për ne”, ka thënë Scaloni për “RTVE”.

Por, prapë Scaloni insiston se nuk ka ndonjë problem edhe nëse Lautaro qëndron te Interi.

“Lautaro është sulmues i madh kështu që duhet të luajë te një skuadër e madhe. Por, ai është tashmë te një skuadër e madhe dhe po luan në nivelin më të lartë. Do të jetë e vështirë që ai të largohet nga Interi”, ka shtuar Scaloni.

Të ngjashme