Schalke ka barazuar 1:1 me Union Berlinin, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane. Ndeshja u zhvillua në Berlin.
Robert Andrich (11’) realizoi golin e epërsisë për Unionin, ndërsa rezultatin e barazoi Jonjoe Kenny (28’).
Schalke pas 30 ndeshjeve zë vendin e 10-të me 38 pikë, ndërsa Unioni zë vendin e 13-të me 32 pikë. Schalke nuk ka fituar në 12 ndeshjet e fundit në Bundesligë.