Schalke interesohet për Gosensin

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Bundesligës gjermane Schalke është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të Atalantas, Robin Gosens, bën të ditur “Calciomercato” të dielën.

Gosens, 25-vjeçar, është lindur në Gjermani, por ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Holandë, para se të bënte transferimin në Itali.

Me Atalantan ka arritur në shifrën e 50 ndeshjeve. Schalke është duke kërkuar mbrojtës dhe Gosensi i prinë listës.

Gosens shënoi gol për Atalantan në fitoren 4:1 në fundjavë ndaj Sassuolos.

Mbrojtësi i majtë Gosens ka kontratë me Atalantan deri në verën e vitit 2022. Skuadrës italiane i kushtoi 900 mijë euro kur e transferoi nga Heraclesi në verën e vitit 2017.

Të ngjashme