Schar do të rinovojë kontratën me Newcastlen

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi Fabian Schar do të mbetet te skuadra e Newcastle Unitedit të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Schar është pajtuar për ta rinovuar kontratën që i skadon këtë verë edhe për një vit tjetër.

Mësohet se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe gjithçka do të bëhet zyrtare gjatë këtij muaji. Schar 29-vjeçar është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2018 kurse këtë sezon ka regjistruar 17 paraqitje kampionale.

Schar është reprezentues i Zvicrës dhe karrierë ka bërë edhe te Deportivo La Coruna, Hoffenheimi e Baseli. Ai ka edhe 54 ndeshje e tetë gola për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Të ngjashme