Schick transferohet te Leverkuseni

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi çek Patrick Schick është transferuar te Bayer Leverkuseni. Schick i është bashkuar Leverkusenit nga Roma. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Sulmuesi 24-vjeçar stinorit e fundit ishte i huazuar te RB Leipzigu. Ai realizoi dhjetë gola dhe asistoi dy në 22 ndeshje në Bundesligë me fanellën e Leipzigut.

“Jam shumë i lumtur. Unë e kam parë te ndeshjet që luajtëm kundër Leverkusenit me Leipzigun, se çfarë klubi i madh është Leverkuseni. Leverkuseni luan futboll ofensiv dhe është futboll që më përshtatet mua. Bayer Leverkuseni është top klub në Bundesligë. Jam shumë i mundur që do ta vazhdojë karrierën në Gjermani dhe do të luajë për këtë klub në Evropë”, ka thënë Schick për faqen zyrtare të klubit.

Të ngjashme