Schneiderlin: Van Gaal më bëri të ndjehem si robot

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 09:29 | Nga

Mesfushori i Evertonit, Morgan Schneiderlin, ka kujtuar periudhën kur ishte pjesë e Djajve të Kuq nën urdhrat e Louis van Gaal.

Francezi ka thënë se nuk i pëlqente mënyra se si trajtohet nga tekniku holandez dhe idetë e tij nuk i përshtateshin.

“Ishte një përvojë e mirë, por kurrë nuk e kam gëzuar”.

“Van Gaal më bëri të ndjehem si një robot, nuk më lejonte të bëja shumë gjëra në fushë dhe udhëzimet e tij ishin zhgënjyese”.

“Nga udhëzime e tij gjithmonë përfundoja objektiv i kritikave të tifozëve dhe gazetarëve”, ka thënë Schneiderlin në një intervistë për L’Equipe.

Francezi është një nga më të mirët te Evertoni që nga transferimi i tij nga Djajtë e Kuq dhe mund të thuhet lirisht se ai ka rilindur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme