Scholes kritikon ashpër Pogban

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 15:24 | Nga

“Ai bëri një ndeshje të dobët. Është shumë i paqëndrueshëm”.

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka kritikuar ashpër Paul Pogban.

Ai deklaroi se francezi ndaj Brightonit bëri një ndeshje shumë të dobët, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ka mungesë liderësh në ekip”, deklaroi fillimisht Scholes.

“Mendonim se Pogba do të ishte kandidati ideal për të qenë lider por ai nuk ishte në fushë sot. Ai bëri një ndeshje të dobët. Është shumë i paqëndrueshëm”.

“Pogba ka bërë shumë gabime në pasime dhe shpeshherë është kapur jashtë pozicionit”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme