Scholes zbulon dy lojtarët që ia kujtojnë veten e tij sa ishte futbollist

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ndjen se dy mesfushorët e Real Madridit, Luka Modric dhe Toni Kroos luajnë në mënyrë të ngjashme me atë që ai bënte dikur.

Ish-ylli anglez u pyet se cilët lojtarë të ditës moderne kujtojnë më shumë stilin e tij dhe përgjigja e tij ishte e shpejt dhe e thjeshtë.

“Do të doja të mendoja se luaja pak si Luka Modric”, ka thënë fillimisht 45-vjeçari në Podcast Social Savage.

“Ai është ndryshe nga unë sepse ai ishte më i shpejtë se unë, ai mund të dribloj një lojtar, por unë shoh tipare të caktuara tek ai, si kontrolli i një loje”.

Lojtari tjetër që i kujton Scholesit veten e tij është një nga bashkëlojtarët e Modricit, Kroos.

“Kur i shikoj ata të dy për Real Madridin në ato ekipe të shkëlqyera fituese të Kupave Evropiane, them se ata të dy më ngjajnë mua”.

“Është ndoshta më shumë Toni Kroos, si një pasues dhe më shumë një lojtar kontrollues. Ai vërtetë nuk përfshihet fizikisht me njerëzit dhe shënon goli ta çuditshëm”.

“Mendoj se nëse do të më duhej të zgjidhja midis të dyve, do të isha më shumë si Kroos sesa Modric”, përfundoi Scholes.

Të ngjashme