Schulz, futbollisti “i ringjallur” i Gjermanisë

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 15:17 | Nga

Debutimi i Nico Schulzit në fitoren e Gjermanisë ndaj Perusë (2:1) nuk ishte perfekt, por do të mbahet në mend për një kohë të gjatë.

Së bashku me portierin Marc-Andre ter Stegen, mbrojtësi i Hoffenheimit ishte fajtor për golin e vetëm që Përfaqësuesja e Perusë e shënoi në këtë ndeshje miqësore. Schulz ktheu topin prapa gabimisht tek Jefferson Farfan përpara se të ndërhyjë me vonesë në Luis Avinculan, i cili realizoi për Perunë, përcjell Koha Ditore shkrimin e DW.

Megjithatë, 25-vjeçari e shleu gabimin e tij kur shënoi golin e fitores në momentet e fundit për Gjermaninë, duke e mposhtur portierin e Perusë, Pedro Gallese, me një gjuajtje nga distanca.

Schultz pranon se është ndier mirë që ka shënuar gol, sidomos për faktin se ndeshja është zhvilluar në stadiumin e Hoffenheimit “Rhein-Neckar-Arena”. Ai pranon se me këtë gol që i dha fitoren Gjermanisë është ndier dukshëm më mirë pas gabimit që e kishte bërë më herët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme