Së bashku në humbje dhe në fitore, fotografitë e Tuchel dhe Silvas po çmendin të gjithë

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Thomas Tuchel dhe mbrojtësi Thiago Silva kanë përjetuar ndjenja të ndryshme brenda një viti me dy skuadra të ndryshme.

Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.

Ky triumf i Bluve erdhi i gjithë si meritë e trajnerit gjerman, Tuchel, i cili erdhi vetëm para pesë muajve dhe krijo gjithçka deri tek fitimi i Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Tuchel deri tek gëzimi erdhi pas një dëshpërimi të madh në sezonin e kaluar, ku humbi pikërisht në finalen e Ligës së Kampionëve.

Tuchel sezonin e kaluar ishte trajner i Paris Saint-Germain dhe u mposhten në finale nga Bayern Munichu.

Pjesë e humbjes së PSG-së, së bashku me Tuchelin ishte edhe mbrojtësi brazilian, Silva, i cili tani është pjesë e Chelseat.

Dy fotografi të tyre, Tuchelin dhe Silvas, njëra në humbjen e finales së vitit të kaluar dhe tjetra në këtë finalen e fituar tani po bëjnë xhiron e botës.

“Së bashku në humbje dhe së bashku në fitore”, është titulli më adekuat i këtyre dy fotografive.

Të ngjashme