Seedorf: Mourinho më ka borxh

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 16:10 | Nga

Fati është treguar i pamëshirshëm me Clarence Seedorf, i cili duhet të sjellë në mendje humbjen 4:0 të Milanit, të pësuar kundër Deportivo La Coruna në 2004-ën sa herë që zbret në fushë si trajner i skuadrës spanjolle. Ai ka qenë një nga eliminimet më të pabesueshëm në historinë e Champions League, shkruan Telesport. Holandezi po ndjek ecurinë e Gattusos në drejtim të kuqezinjve dhe ka thënë se:

“Besoj se diferenca e madhe mes meje dhe Gattusos është se klubi nuk ishte i qetë në kohën time. Unë kam paguar për gjëra që nuk kishin lidhje me fushën dhe më vjen shumë keq që nuk munda të vazhdoj më gjatë atje”.

Ndërkohë,La Coruna vazhdon të jetë një vend i mallkuar për trajnerin holandez, i cili nuk ka marrë akoma asnjë fitore në drejtim të kësaj skuadre dhe është 8 pikë larg mbijetesës. Jo vetëm kaq, por qyteti vazhdon t’i kujtojë çerekfinalet e 2004-ës. Milani, kampion në fuqi atë vit, ka fituar 4:1 ndeshjen e luajtur në “San Siro”.

Në atë të kthimit, që konsiderohej një formalitet, është mundur 4:0. Deportivo shkoi në gjysmëfinale dhe humbi me Porton e Mourinho-s, që triumfoi në finale kundër Monacos.

“Ajo humbje 4:0 është ndeshja më e shëmtuar e karrierës sime”, ka thënë Seedorf. “Është më keq se ajo e Stambollit. Mourinho duhet të na falënderojë që i kemi dhënë mundësinë të bëhet një trajner i madh, sepse ai Milan ishte i pabesueshëm. Kur futem në ‘Riazor’ janë fotografitë e golave që kanë shënuar kundër nesh atë mbrëmje. I shikoj sa herë që zbres në fushë dhe më bëjnë të kuptoj rëndësinë që ka pasur ajo ndeshje për njerëzit këtu. Milan ishte super dhe atë vit duhej të kishim fituar gjithçka”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme