Selektori i Anglisë dërgon lojtarët në kamp ushtarak

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 15:22 | Nga

Gareth Southgate, selektori i Anglisë, ka bërë një gjest që askush nuk e ka bërë deri më tani.

Para ndeshjes mes Skocisë dhe Anglisë, e cila luhet me 10 qershor në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’, strategu i “Tre Luanëve” Gareth Southgate ka bërë diçka të çuditshme.

Ai ka çuar skuadrën në një qendër stërvitore të forcave ushtarake të Anglisë, si pjesë e përgatitjeve për ndeshjen e radhës, shkruan tabloidi britanik, Daily Mail, përcjell Express.

Pjesë e këtyre ushtrimeve nuk kanë qenë vetëm Gary Cahill, Eric Dier, Chris Smalling, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme