Selmani rikthehet nga lëndimi i frikshëm, në prag të ndeshjeve të Kosovës

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Astrit Selmani luajti 80 minuta në fitoren e Hammarbay 3:2 kundër Orebro, pasi mungoi rreth tri javë pas një lëndimi të frikshëm në kokë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Selmani e pësoi një tronditje nga përplasja kokë me kokë me kundërshtarin në një ndeshje të Hammarby kundër Ostersunds në ligën elitare suedeze më 24 tetor.

Ai i kishte humbur ndjenjat për disa çaste dhe ishte dërguar në spital urgjentisht ku e kishte qepur vetullën e çarë.

Por pas ekzaminimeve mjekësorë dhe disa ditëve pushimi, Selmani i nisi ushtrimet javën e kaluar dhe këtë të diele luajti 80 minuta në fitoren e skuadrës së tij në Allsvenskan.

Të ngjashme