Sensacioni i Ajaxit zgjedh gjigantin e La Ligas

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 15:28 | Nga

Barcelona ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Ajaxit, Frankie De Jong.

Ky i fundit i ka thënë “po” transferimit në “Camp Nou”, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Sport”, Barca po i zgjidhë detajet e fundit me Ajaxin.

21-vjeçari do të jetë i angazhuar te skuadra holandeze deri në fillim të gushtit, pasi që po merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Një gjë është e sigurtë, De Jong do të jetë i Barcelonës.

Kësisoj, zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme