Serbia arreston tifozë të futbollit, dyshohen për vepra kriminale

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet serbe thanë se kanë arrestuar 17 persona, gjatë bastisjeve të një grupi kriminal, që ka lidhje me huliganët që mbështesin një ekip futbolli të Beogradit.

Arrestimet e kryen gjatë natës së 4 shkurtit, ku u përfshin forcat policore dhe agjencia e inteligjencës, tha ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin.

Vulin tha se të arrestuarit akuzohen për vrasje, zhvatje dhe trafik droge.

Zyrtari policor, Ninosllav Cmoliq tha se “ky grup i shkatërruar kriminal po fshihej” pas një grupi tifozësh që mbështesin ekipin e futbollit Partizani.

Tifozët serbë njihen për rrëmujat që shkaktojnë nëpër stadiume, ndërsa disa prej tyre janë akuzuar se kanë shfrytëzuar sportin si mbulesë, për krim të organizuar.

Në vitet e fundit, në Serbi kanë ndodhur vrasje të tifozëve të futbollit, të cilët janë ekzekutuar në stil të bandave kriminale.

Lideri i grupit të tifozëve të Partizanit, Velko Belivuk dhe bashkëpunëtori i tij i afërt, Marko Mikoviq, janë në mesin e të arrestuarve.

Belivuk edhe më herët ishte dyshuar se ka lidhje me aktivitete kriminale, por i kishte shpëtuar ndjekjes penale, për shkak të lidhjeve të tij me politikanët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme