Serena Williams, mbretëreshë e Wimbledonit

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 21:32 | Nga

Tenistja amerikane, Serena Williams, hyn në histori pasi fiton trofeun e shtatë në Wimbledon.

Williams mposhti në finale tenisten gjermane, Angelique Kerber me rezultatin 7 – 5 dhe 6 – 3.

Ky është titulli i 22-të në karrierën e saj, duke shënuar një rekord. Me këtë fitore ajo e ka arritur edhe rekordin e tenistes gjermane, Steffi Graf për numrin e titujve në “Grand Slam”.

Fitorja ndaj gjermanes ishte edhe një hakmarrje për Serena Williams, pasi Kerber e kishte mundur amerikanen në muajin janar.

Tenistja amerikane e cila është numri 1 në botë, ka arritur një fitore të vështirë përballë Kerber, pasi për të ngritur trofeun e Wimbledon ajo është përballur ashpër për 81 minuta.

Margaret Court mban rekordin e 24 titujve “Grand Slam” të fituara në karrierë, ndërsa Williams ka thënë se e ka për qëllim që ta thyej këtë rekord.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme