Serge Aurier nënshkruan për Tottenhamin

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 14:16 | Nga

Tottenham Hotspur ka njoftuar se ka nënshkruar me Serge Aurier nga Paris Saint-Germaini.

“Me kënaqësi njoftojmë se kemi nënshkruar me Serge Aurier nga Paris Saint-Germaini”, shkruan në faqen zyrtare të “Spursave” në rrjetin social Twitter.

Mbrojtësi i djathtë është kërkuar nga shumë klube, në mesin e tyre edhe Chelsea.

Megjithatë, ai do të luajë te Tottenhami duke filluar nga ky sezon deri në vitin 2022.

 

 

Të ngjashme