Sergi mund të largohet nga Barcelona

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Sergi Roberto pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni. Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se në klub po mendojnë për shitjen e futbollistit pasi ai ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Për ta lënë të lirë 29-vjeçarin, Barça do të kërkojë të paktën 50 milionë euro dëmshpërblim. Sergi aktualisht është i lënduar por këtë edicion ka humbur vendin e titullarit pasi trajneri Ronald Koeman po e preferon para tij Serginho Destin.

Sergi këtë edicion ka 12 paraqitje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime deri më tani. Ai është produkt i akademisë së Barcelonës kurse është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2013.

Të ngjashme