Sergio Ramos mund të largohet nga PSG qysh në janar

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Në merkaton e verës, Leonardo përfitoi nga shumë mundësi të mira, përfshirë Sergio Ramos, i cili arriti si transferim falas te PSG (ashtu si Donnarumma, Wijnaldum dhe, mbi të gjitha, Leo Messi).

Duke mos gjetur një marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës, mbrojtësi spanjoll vendosi të bëjë gati valixhet dhe të transferohet në “Parce des Princes”, duke u zhytur kështu në një sfidë të re. Për ish-kapitenin e “Los Blancos”, megjithatë, fillimi nuk ishte aq i lehtë.

Përkundrazi, Sergio Ramos është përfshirë nga probleme fizike, që e kanë lejuar atë të luajë vetëm 444 minuta në vitin 2021 mes Real Madridit dhe PSG-së. Për këtë arsye, siç zbulohet nga “El Nacional”, Leonardo do të merrte parasysh mundësinë e shitjes së spanjollit qysh në janar.

Ndër kandidatët kryesorë për ta blerë do të ishte Manchester United, i interesuar tashmë për lojtarin gjatë verës. Menaxheri i PSG ka kërkuar informacion mbi disponueshmërinë e “Djajve të Kuq” për një shkëmbim të mundshëm me Anthony Martial.

Ky i fundit ka qenë në radarët e parizienëve prej disa kohësh, ndërsa tani duket se ka gjetur “çelësin” për ta arritur qëllimin. Kuptohet, përmes Sergio Ramos.

Të ngjashme