Serie A dhe Premierliga prodhojnë derbit kryesorë, këtë fundjavë

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Chelsea – Liverpooli, do të jetë kryendeshja që e karakterizon javën e gjashtë në Premierligë, e cila zhvillohet të shtunën në orë 17:30.

Ndeshje tjetër e rëndësishme e cila zhvillohet këtë fundjavë në Premierligë është edhe ajo ndërmjet Leicesterit dhe Tottenhamit, që luhet të shtunën nga orë 13:30, shkruan Indeksonline.

Në Serie A të Italisë e gjithë vëmendja do të jetë te derbi kryesor i Italisë, Milani – Interi, i cili do të zërë vend të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Duel tjetër interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Atalantës dhe Fiorentinës.

Ndërkohë, në Spanjë Real Madridi, do të përballet me Sevillën të dielën prej orës 21:00, ndërsa Barcelona i shkon Granadës të shtunën në po të njëjtën kohë.

Të ngjashme