Serie A drejt kaosit, Napoli refuzon të udhëtojë për ndeshjen me Juventusin

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Saga për zhvillimin apo mos-zhvillimin e ndeshjes Juventus-Napoli po vazhdon edhe sot (e diel) disa orë para orarit të paraparë për këtë ndeshje.

Napoli konfirmoi gjatë ditës së djeshme tri raste me COVID-19 në skuadër, me lojtarët Piotr Zielinski dhe Elif Elmas të infektuar së bashku me një anëtar të stafit.

Kështu, autoriteti lokal shëndetësor (ASL) në Campania vendosi që klubi napolitan të futet në karantinë dhe të mos lejohet udhëtimi për në Torino, pasi rrezikohet përhapja e infeksionit.

Megjithatë, Juventusi nuk e priti mirë këtë lajm dhe gjatë mbrëmjes së shtunë lëshoi një deklaratë ku bëri të ditur se ekipi i tyre do të dalë sot (e diel) në fushë për të zhvilluar normalisht ndeshjen nga ora 20:45.

Kështu, derbi Juventus-Napoli po bëhet një çështje e shtetit dhe Serie A po shkon drejt kaosit në këtë fillim sezonit 2020/21.

Napoli ka vendosur që të përmbahen nga vendimi i autoritet lokal shëndetësor dhe janë të gatshëm edhe nëse humbin në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0.

“Mbrojtja e shëndetit të napolitanëve varet nga ne. Ne nuk duhet të kërkojnë leje nga askush”, kanë thënë ASL në njoftimin e tyre pas ndalimit të udhëtimit të Napolit në Torino.

Në anën tjetër, drejtuesit e futbollit në Itali po mendojnë ta shtyjnë ndeshjen për të parandaluar polemikat që do të pasonin në rast të një fitore të Juventusit në tavolinë. 

Të ngjashme