Serie A mund të përjashtohet plotësisht, planifikohet për fazën e play-offit

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Seria A do të përfundojë me një skenar të play-offit nëse sezoni ndalet përsëri për shkak të coronavirusit, ka mësuar ANSA.

Këshilli Federal mbajti mbledhje këtë pasdite me të gjithë akterët kryesorë të futbollit italian, përfshirë Presidentin e FIGC, Gabriele Gravina, Shefin Lega Serie A, Paolo Dal Pino dhe ata që janë në krye të Serie B dhe C.

Sipas agjencisë së lajmeve, FIGC ka pranuar të ristrukturojë formatin e tre ligave kryesore të Italisë për ndeshjet e mbetura nëse imponohet një pezullim tjetër.

Formati është përshkruar si ‘një fazë e shkurtër e play-off’it dhe playout’, duke përfshirë ekipet që garojnë për vendet e para dhe ata që luftojnë për të shmangur rënien nga A, B dhe C.

Në rast se sezoni përjashtohet plotësisht, ANSA shkruan se “tabelat do të përcaktohen duke aplikuar koeficientet e korrigjimit objektiv”.

Serie A planifikon që të rikthehet më 15 qershor, mirëpo në rast se nuk bije numri i të infektuarve, atëherë do të përjashtohet ky edicion përfundimisht.

Të ngjashme