Serie A, tifozët do të kthehen në stadiume para fundit të sezonit?

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Futbolli po duket krejtësisht tjetër pa tifozë.

I tillë u duk edhe mbrëmë në një ndeshje ku u ballafaquan gjigantet evropian Juventus – Milan.

Edhe pse rëndësia e ndeshjes ishte e madhe (gjysmëfinalja e Kupës), ajo nuk prodhoi shumë emocione pasi për shkak të virusit COVID-19 që për disa muaj paralizoi gjithë botën dhe shkaktoi shumë probleme, u luajt pa tifozë.

Sido që të jetë, nga Italia raportohet se është duke u punuar që para fundit të sezonit, të rikthehen edhe tifozët në stadiume.

“Repubblica” raporton se 10 korriku është data e caktuar kur tifozët sërish mund t’i shikojnë nga afër ekipet e tyre të zemrës, çka do të bënte që t’i kthehej edhe bukuria këtij sporti.

Ideja është që stadiumi të mos jetë i stërmbushur, por të paktën deri në 40% apo edhe gjysmën e kapaciteteve të çdo stadiumi.

E njëjta gjë po diskutohet edhe në Spanjë, Tebas i La Ligës dje konfirmoi se po punojnë që në stadium të ketë të pranishëm tifozë ndoshta deri në 30% të kapaciteteve të stadiumeve. /Gazeta Express/

Të ngjashme